Polici jashtë orarit parandalon incidentin me armë në Abri, detaje nga rasti

Një reagim i shpejtë dhe profesional i një zyrtari policor ka parandaluar një situatë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e qytetarëve në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt, transmeton portali DremicaOnline.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2025, kur polici, duke qenë jashtë orarit dhe në rroba civile, ndërhyri për të ndalur një mosmarrëveshje mes disa personave, ku njëri prej të dyshuarve kishte ekspozuar një armë zjarri.

Falë veprimit të menjëhershëm, polici arrestoi në vendngjarje të dyshuarin dhe konfiskoi armën e tipit pistoletë. I dyshuari u shoqërua në stacionin policor, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.

Prokuroria ka iniciuar procedura për dy vepra penale: “Mbajtje pa leje e armës” dhe “Kanosje”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit iu caktua masa e ndalimit policor prej 48 orësh./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë