PDK në Drenas me vetëm 36.6% gra në listë – larg modelit 50/50 të Ramiz Lladrovcit

DrenicaOnline ka siguruar listën prej 30 kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Drenasit, ku 19 janë burra dhe vetëm 11 gra, duke përbërë 36.6% të përfaqësimit femëror.

Kjo përbërje tregon se, ndryshe nga lista e kryetarit Ramiz Lladrovci (PDKRLl), i cili prezantoi një balancë të plotë 50/50 mes burrave dhe grave – një model i vlerësuar dhe i përmendur shpesh si shembull që duhet ndjekur nga të gjitha subjektet politike – PDK ka vazhduar me qasjen tradicionale të përmbushjes minimale të kuotës ligjore, ku çdo i treti kandidat është femër.

Ky fakt pritet të ngjallë debat mbi përfaqësimin gjinor në garën për Asamblenë e Drenasit dhe përkushtimin real të partive politike për barazi gjinore.

Lista e PDK-së po kritikohet nga komentuesit në rrjetet sociale të cilët kanë pritur emra më kredibil por që në realitet aty ka shumë prej atyre që e kishin sulmuar PDK-në dhe Ramiz Lladrovcin në zgjedhjet e kaluara./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë