Labinot Halilaj: “3 me 0 për Ramiz Lladrovcin – 12 Tetor, dita jonë!”

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka shprehur entuziazmin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit, duke theksuar fitoren e pritshme të PDKRLl-së në tre fronte: kryetarin Ramiz Lladrovci, asamblenë dhe rekordet historike të iniciatives.
“3 dhe 0 = 30, numri i fitores! Fitojmë bashkë. Qeverisim bashkë,” u shpreh Halilaj, duke ftuar qytetarët të mbështesin kandidatin dhe ekipin e tij.
Reagimi i tij erdhi menjëherë pas publikimit të listës së PDK-së e cila po kritikohet edhe nga komentues të shumtë në rrjetet sociale si listë e “DD”-së./DrenicaOnline/