I quan bedela/ Doktori Fahredin Shala kritikon publikimin e listës së PDK-së për Drenas

Doktori i njohur nga Drenasi, Fahredin Shala, ka reaguar me ashpërsi pas publikimit të listës së PDK-së për Asamblenë Komunale të Drenasit.

Shala shprehu zhgënjimin e tij për renditjen e kandidatëve, duke theksuar se disa emra nuk përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e komunës.

“E turpshme: ajka e shtetit në fund të listës, kurse kondukterat në fillim. Qysh thotë populli: ‘Kur bedelat janë me mbajtur shtëpi, Kola jem i mbanë 3ri’”, tha Shala, duke kritikuar ashpër mënyrën e vendosjes së kandidatëve.

Reagimet e tij vijnë në një moment kur diskutimet për zgjedhjet e 12 tetorit po bëhen gjithnjë e më intensive në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë