Egzona Tërdevci prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë e Drenasit

Egzona Tërdevci, kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit dhe bartëse e listës për Asamblenë Komunale, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim në rrjetet sociale, Tërdevci theksoi se lista e saj përmban profesionistë nga të gjitha zonat e komunës, energji rinore dhe përvojë të thellë, duke përfshirë gra dhe vajza të jashtëzakonshme.
“Kjo është lista e fitores së përbashkët, një listë që do ta kthejë qeverisjen e Drenasit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shkroi ajo.
Tërdevci shtoi: “Vazhdojmë për Drenasin që duam!”