Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në Komoran ku humbi jetën një person dhe u lënduan 8 të tjerë (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran të Drenasit, duke përfshirë gjashtë automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, transmeton portali DrenicaOnline.

Nga përplasja, një grua ka humbur jetën, ndërsa tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Ndërkohë, i dyshuari – mashkull kosovar – që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie rrugore./DrenicaOnline/

VIDEO

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë