Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Drenas, e rrahen një person

Policia ka arrestuar dy persona – një mashkull dhe një femër, shtetas të Shqipërisë – nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 11 gusht 2025, rreth orës 11:00.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga policia./DrenicaOnline/
.
.
.
.