Shukri Buja: Shala dhe Krojmiri, bastione të PDK-së – investime të reja në mandatin e ardhshëm

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takime me shtabet e partisë në Krojmir dhe Shalë, duke i quajtur këto vendbanime “gjithmonë bastione të PDK-së”, transmston portali DrenicaOnline.

Buja ka theksuar mikpritjen e jashtëzakonshme nga banorët dhe ka kujtuar investimet milionëshe të bëra gjatë mandateve të tij të mëparshme si kryetar, duke premtuar vazhdimin e projekteve zhvillimore.

“Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë miliona të tjera për t’i bërë këto vendbanime shembull të zhvillimit dhe mirëqenies,” tha Buja, duke përmendur bashkëpunimin me kandidatët për Asamblenë Komunale, Ganen dhe Pajtimin në Krojmir, si dhe Edisonin në Shalë, që sipas tij sjellin përvojë dhe energji të re për t’i shndërruar këto zona në qendra moderne urbane./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë