Mefail Shkodra shpallet në kërkim për rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjilan

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën dy persona.

Sinjali mësoi se për rastin janë tre të dyshuar gjithsej, të cilët po hetohen nga njësitet relevante, si dhe të plagosur kanë mbetur po ashtu tre persona.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht identitetin e viktimave, të dyshuarve dhe personave të plagosur në ngjarjen tragjike.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë