Lladrovci kujton miqësinë e hershme mes Fehës dhe Dr.Hafirit, uron nipin e heroit për gjashtëmujorin e lindjes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar sot shoqërinë e ndërtuar në kohët më të vështira mes Fehmi Lladrovcut dhe Dr. Hafiri Shales, duke theksuar se kjo miqësi nuk do të harrohet kurrë, pasi tashmë “historia i mori në gjirin e vet”, transmeton portali DrenicaOnline.

Lladrovci ka ndarë gëzimin e tij për gjashtëmujorin e lindjes së Hafirit të vogël, nipit të heroit, duke uruar Gentritin dhe familjen e tij për gjithë të mirat.

“Hafiri i vogël u bëftë nderi i familjes dhe kombit!”, ka thënë Lladrovci në mesazhin e tij./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë