Hetuesit e Drenasit zbulojnë dhe arrestojnë të dyshuarin për vjedhjen e Golf 2-shit në Komoran

Vetëm një ditë pas vjedhjes së një veture tip Golf 2 në një parking në Komoran, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Drenas kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 08.08.2025, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka konfirmuar se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./DrenicaOnline/

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë