VV: Skenderaj ka nevojë për drejtim të ri – Hysni Mehani kandidati për kryetar

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka prezantuar Hysni Mehanin si kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt, duke premtuar një drejtim të ri që vendos qytetarin mbi gjithçka.

Në një takim me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku morën pjesë Kryeministri dhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm Alim Rama, koordinatori i qendrave dhe deputeti Salih Zyba, si dhe deputetja Arjeta Fejza, u shpreh mbështetja e plotë për kandidaturën e Mehanit.

Sipas VV-së, Hysni Mehani është një njeri i palodhur dhe i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem të komunës dhe ka planin për ta zgjidhur. Lëvizja premton një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi.

“Le ta bëjmë së bashku ndryshimin që Skenderaj e meriton. Më 12 tetor – fitojmë!”, thuhet në fund të komunikatës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë