Vidhet në pikë të ditës Golf 2-shi në Komoran

Një rast vjedhjeje veture është raportuar të premten në Komoran të Drenasit.
Sipas Policisë së Kosovës, më 8 gusht 2025, rreth orës 15:00, një qytetar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të tipit Golf 2, me targa lokale, transmeton portali DrenicaOnline.
Ngjarja ka ndodhur në një parking pranë udhëkryqit të vjetër në Komoran.
Autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e tyre./DrenicaOnline/
.
.
.
.