Telegrafi nis sondazhin për garën në Drenas: Ramiz Lladrovci në epërsi me 77% të votave

Portali më i madh në vend, Telegrafi, ka nisur një sondazh për garën zgjedhore në Drenas, që do të mbahet më 12 tetor. Në këtë sondazh nuk është përfshirë kandidati Ajvaz Berisha, për arsye të panjohura.
Nga pesë kandidatët e prezantuar në sondazh, Ramiz Lladrovci kryeson me 77% të votave, nga rreth 6,000 vota të dhëna deri më tani. Në vend të dytë ndodhet Petrit Hajdari me 13%, ndërsa pas tij renditen Egzona Terdevci me 7%, Gazmend Heta me 2% dhe Beqir Kiqina me 1%.
Gara në Drenas pritet të jetë ndër më të ndjekurat, ndërsa ky sondazh jep një pasqyrë të favorizuar për Ramiz Lladrovcin në prag të zgjedhjeve.
.
.
.