Gani Krasniqi, numri 5 i PDKRLl që synon fitoren e radhës në Drenas

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Gani Krasniqi, do të jetë sërish pjesë e garës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Krasniqi, i cili njihet edhe si biznesmen i suksesshëm, garon me iniciativën qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLL), duke mbajtur numrin 5 në listë.
I respektuar nga banorët, veçanërisht nga zona prej nga vjen – Negroci, Gani Krasniqi është ndër të parët që është përcaktuar të ecë krah kryetarit kampion Ramiz Lladrovci edhe në këtë proces zgjedhor, transmeton portali DrenicaOnline.
Kandidaturën e tij e ka konfirmuar edhe përmes profilit personal në Facebook, ku ka shkruar:
“Bashkë edhe për katër vitet e ardhshme Kryetar Lladrovci. Na priftë e mbara!
Ramiz Lladrovci
Gani Krasniqi 5✅”
.
.