Shukri Buja në protestë: Mbrojtja e luftës së UÇK-së është nder dhe detyrë e çdo shqiptari

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë kundër padrejtësive që po u bëhen liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një deklaratë të fuqishme, Buja falënderoi qytetarët që u bashkuan në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi i saj është përkrahja ndaj bashkëluftëtarëve të tij dhe etërve themelues të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.

“Mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së është nder, detyrë dhe obligim i çdo shqiptari,” u shpreh Buja.

Ai theksoi se në momentet kur po sulmohet e vërteta historike dhe sakrifica e brezit të lirisë, nuk ka vend për heshtje.

“Kur sulmohet e vërteta jonë historike dhe sakrifica e brezit të lirisë, heshtja nuk është zgjedhje!” tha ai.

Buja, njëri nga figurat historike të luftës dhe veprimtarisë politike në Kosovë, përmes pjesëmarrjes së tij, dha një tjetër sinjal të qartë për unitetin popullor në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe drejtësisë për liderët e saj.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë