Ky është i arrestuari në Drenas, ishte dënuar me 3 vite burgim për ndihmë në një rast grabitjeje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest për një vepër penale të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së rajonit të Prishtinës, arrestimi është bërë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Drenas, si rezultat i një operacioni të befasishëm të ndërmarrë nga stacioni policor në Drenas, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, transmeton portali DrenicaOnline.

I arrestuari është: M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me procedurat ligjore.

Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë veprimet për kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim dhe për zbatimin e vendimeve gjyqësore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë