Isak Neziri: Sot nuk është ditë e zakonshme, është ditë e ndërgjegjes kombëtare

Isak Neziri, ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë një thirrje të fuqishme qytetare për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar sot në Prishtinë, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj që po përballen me gjykimin në Hagë, transmeton portali DrenicaOnline.
“Sot nuk është ditë e zakonshme. Sot është ditë e ndërgjegjes kombëtare”, ka shkruar Neziri, duke ftuar qytetarët që në orën 17:00 të bashkohen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai ka theksuar se kjo nuk është vetëm një protestë, por një thirrje për dinjitet, për të vërtetën historike dhe për drejtësinë që i takon sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Të bashkohemi për ata që luftuan, që ne që jetojmë të lirë”, ka përfunduar Neziri, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #DrejtësiPërUÇK.