Isak Neziri nga protesta: Kosova i do dhe i pret bijtë e saj – Dielli do të lind përsëri!

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga protesta e sotme në Prishtinë në përkrahje të liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Neziri tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndezi dikur zjarrin e lirisë, zjarr që nuk duhet të shuhet kurrë, dhe se populli i Kosovës edhe një herë i tregoi botës se di t’i mbrojë bijtë e saj.

“UÇK-ja e ndezi zjarrin e lirisë dikur që të mos shuhet kurrë. Kosova dhe shqiptarët i treguan botës sërish se di t’i mbrojë bijtë e saj,” tha ai.

Sipas tij, Kosovës sot më shumë se kurrë i duhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – figura kyçe të luftës dhe paqes.

“Dielli do të lind përsëri!” përfundoi Neziri me besim dhe shpresë për kthimin e drejtësisë.

📸 Foto: Bujar Ahmeti

#UÇK #Drejtësi #Kosova #Liri #Protestë

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë