Alban Leku kandidon për asamblenë komunale me listën e Ramiz Lladrovcit

Alban Leku nga fshati Baicë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Drenasit, si pjesë e listës qytetare të udhëhequr nga kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim publik, Leku u shpreh krenar që i bashkohet ekipit të Lladrovcit, një lider që sipas tij ka dëshmuar për 9 vite rresht se fjalët i kthen në vepra.
“Sot nënshkrova zyrtarisht kandidimin tim për Asamblenë Komunale të Drenasit, në listën qytetare të Kryetarit Ramiz Lladrovci, një udhëheqës që për 9 vite e ka dëshmuar me punë e rezultate, jo me fjalë”, ka shkruar Leku.
Ai theksoi faktin se Drenasi është shpallur 6 herë radhazi Komuna më e mirë në Kosovë, gjë që sipas tij është rezultat i përkushtimit dhe drejtësisë në qeverisje.
“Jam krenar që po e mbështes një kryetar që nuk ka lejuar kurrë përzierjen e interesave personale në vendimet publike,” shtoi ai, duke theksuar se në këtë rrugëtim synon të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal.
Leku e përmbylli deklaratën e tij me një mesazh të qartë: “Për Drenasin që punon, jo për Drenasin që përfiton”.
Ai e ka shoqëruar publikimin me sloganin: #KampionMeRamizin