Raport shtesë për rastin që alarmoi Drenasin: E mitura kthehet në familje, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një ngjarje shqetësuese ka alarmuar opinionin në Drenas më 4 gusht 2025, kur në orët e hershme të mëngjesit u raportua se një vajzë 13-vjeçare ishte parë duke hyrë në një veturë me targa të panjohura.
Lajmi nxiti reagimin e menjëhershëm të Policisë së Drenasit, e cila brenda ditës arriti të identifikojë dhe ndalojë një të dyshuar 23-vjeçar, së bashku me të miturën, në fshatin Baicë.
Sot, më 6 gusht 2025, policia ka publikuar raportin shtesë lidhur me rastin, duke e cilësuar veprën penale si rrëmbim.
Sipas raportit:
“Më 05.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte bashkë me viktimën femër kosovare – e mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është në hetim.”
Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik dhe është duke u trajtuar me seriozitet nga hetuesit policor.
.
.