Ramiz Lladrovci siguron pesë autobusë për pjesëmarrësit nga Drenasi në “Protestën për drejtësi” më 7 gusht

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në “Protestën për drejtësi”, e cila do të mbahet në Prishtinë më 7 gusht 2025, me fillim nga ora 17:00, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, transmeton portali DrenicaOnline.
Për të lehtësuar pjesëmarrjen, janë siguruar pesë autobusë për transportin falas të qytetarëve nga Drenasi, të cilët do të nisen në këto orare:
Ora 14:30 – Nisja nga Krajkova
Ora 15:00 – Nisja nga Komorani
Ora 15:00 – Nisja e tre autobusëve nga Stacioni i Autobusëve në Drenas
“S’kemi heronj për të sakrifikuar!”, ka thënë Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e kësaj proteste si zë i drejtësisë dhe i respektit për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit./DrenicaOnline/
.
.
.
.