Petrit Hajdari përdor foto nga fushata e kaluar, reagon ashpër biznesmeni i njohur: “Vota jonë shkon për Ramiz Lladrovcin”

Ndërsa fushata zgjedhore lokale ende nuk ka nisur zyrtarisht, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka filluar aktivitetet promovuese në rrjete sociale. Ai është parë duke përdorur fotografi nga fushata e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në fillim të këtij viti, ku kishte marrë mbështetje nga disa figura publike e përfaqësues të biznesit.

Mirëpo, përdorimi i këtyre imazheve ka nxitur reagime të ashpra. Një komentues e ka paralajmëruar Hajdarin që të mos shfrytëzojë fotografitë e dikurshme, pasi “këtë herë mendja është ndarë” për kë do të mbështetet.

Më i drejtpërdrejtë ka qenë Qazim Asllani, drejtor i kompanisë gjigante Wintech SHPK, i cili përmes faqes zyrtare i është drejtuar publikisht Petrit Hajdarit:

“Petrit E Hajdari, mos i keqpërdor fotot e zgjedhjeve qendrore kur ta kemi dhënë mbështetjen 100%. Për kryetar komune, publikisht e deklaroj votën për kryetarin e tashëm dhe të ardhshëm, Ramiz Lladrovci. Po ta përsëris, mos i keqpërdor fotot e vjetra për garë të re, se nuk ka votë për ty kësaj radhe.”

Reagimi ka ngjallur debat në rrjet, ndërsa përkrahës të të dyja palëve po vazhdojnë komentet në platformat sociale. Zgjedhjet lokale në Drenas pritet të zhvillohen me rivalitet të lartë, ndërsa përkrahjet publike të bizneseve të mëdha si Wintech SHPK kanë rëndësi të veçantë në dinamikën politike të qytetit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë