Përkujtohet dëshmori Bashkim Leku në 27-vjetorin e rënies

Sot u shënua 27-vjetori i rënies në altarin e lirisë të dëshmorit Bashkim Leku. Në këtë përvjetor, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë, zhvilluan homazhe dhe vendosën buqeta me lule të freskëta në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ku edhe prehet trupi i dëshmorit.
Marina është toka e shumë dëshmorëve që me guxim dhe përkushtim mbrojtën dinjitetin tonë kombëtar dhe luftuan për liri e pavarësi. Ata arritën qëllimin e tyre të shenjtë lirinë e vendit dhe tani pushojnë në tokën e lirë të Kosovës, që e çliruan me jetën e tyre.
Lavdi dëshmorit Bashkim Leku dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë gjithçka për atdheun!