Komandant Sabit Lladrovci dhe Liman Lladrovci i japin përkrahje publike kandidaturës së Ramiz Lladrovcit

Një mbështetje me peshë për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet lokale në Drenas ka ardhur nga dy figura të njohura të luftës: Komandant Sabit Lladrovci dhe Liman Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.
Dikur, këta tre burra ishin pjesë e celulave të para të rezistencës kundër ushtrisë dhe policisë serbe – simbol i guximit, qëndresës dhe vendosmërisë për liri. Ata që qëndruan bashkë në kohë lufte, sot po qëndrojnë bashkë edhe në kohë paqeje.
Sabit e Liman Lladrovci kanë shprehur përkrahje të plotë për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit, duke besuar se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr Drenasin në katër vitet e ardhshme./DrenicaOnline/
.
.
.
.