Kanosje në Qikatovë të Re, një person përfundon në mbajtje

Të martën, rreth orës 20:30, policia ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Qikatovë e Re të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur një viktimë, po ashtu mashkull kosovar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në këtë incident.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Rasti është konfirmuar nga raporti zyrtar i Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/
.
.
.