Arben Shala përfaqëson Komunën e Drenasit në përvjetorin e 80-të të shpërthimit të bombës atomike në Hiroshimë

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, po qëndron në Japoni me ftesë të organizatës ndërkombëtare “Mayors for Peace”, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të paqes dhe aktivitetet tjera që shënojnë 80-vjetorin e shpërthimit të bombës atomike në Hiroshimë, transmeton portali DrenicaOnline.
“I nderuar që përfaqësoj Komunën e Drenasit në këtë ngjarje me simbolikë të thellë për njerëzimin. Ky ishte një rast i veçantë për të ndarë përvoja me kryetarë dhe përfaqësues komunash nga e gjithë bota, por edhe për të folur për historinë e re të Kosovës dhe Ballkanit”, ka deklaruar Shala.
Komuna e Drenasit është anëtare e organizatës globale Mayors for Peace që nga prilli i këtij viti, ndërsa vitin e kaluar në këtë ceremoni kishte marrë pjesë edhe kryetari Ramiz Lladrovci.
Anëtarësimi në këtë organizatë përforcon angazhimin e Drenasit në promovimin e paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./DrenicaOnline/