Katër persona merren në pyetje për rastin në Lipjan, ku një person u gjet i varrosur në arë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur.
Për rastin ka folur Policia, e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen e trishtë.
“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë.
Sipas informacioneve fillestare, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë.
Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për zhdukjen e të cilit familja kishte ngritur alarmin dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.
.
.
.