Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Drenas, vetëdorëzohet në polici

Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Drenas, gjatë zhvillimit të një ahengu familjar, transmeton portali DrenicaOnline.

Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar mashkull kosovar është vetëdorëzuar në Stacionin Policor dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz të llojit Zoraki 917-T cal. 9mm.

Me vendim të prokurorit të rastit, rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka theksuar edhe një herë rëndësinë e shmangies së përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare, duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj të gjitha rasteve të tilla./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë