Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohen tre persona, dy të tjerë në arrati

Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton portali DrenicaOnline.

Policia ka arrestuar tre persona, të gjithë meshkuj – dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë – pasi që pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ata janë konfliktuar fizikisht mes vete.

Të dyshuarit e arrestuar kanë pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara, ndërsa dy të tjerë që ishin pjesë e incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë.

Policia është në kërkim të tyre.

Me vendim të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë po vazhdojnë./DrenicaOnline/

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë