Gjuajtje me armë në Poklek të Ri, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Poklek të Ri të Drenasit, pasi njëri prej tyre dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër pas një ahengu familjar, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një armë me gaz të tipit Zoraki 917-T cal. 9mm, së bashku me një karikator pa fishekë.

Pas intervistimit nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka paralajmëruar se do të vazhdojë me masa të rrepta ndaj të gjitha rasteve të përdorimit të armëve në mënyrë të paligjshme, veçanërisht gjatë ahengjeve dhe tubimeve familjare./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë