Banorët e Sankocit mirëpresin kryetarin Lladrovci: Frymë bashkëpunimi dhe zhvillimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala dhe drejtorin Nexhmedin Gruda, qëndruan sot në fshatin Sankoc, ku u takuan me banorët që kishin dalë në numër të madh për t’i pritur.

Takimi u karakterizua me atmosferë pozitive dhe me përkrahje të fuqishme nga qytetarët e këtij fshati.

Drejtori Gruda, në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi:

“Me vendosmëri, vazhdojmë përpara – me zemrën bashkë me qytetarin, me mendjen në zhvillim dhe me vlerat që nuk lëkunden nga asnjë vendim politik i përkohshëm.”

Ky takim konfirmon lidhjen e fortë që drejtuesit komunalë kanë me qytetarët dhe përkushtimin për të qenë gjithmonë pranë tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë