U aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 24 korrik 2025, në Skenderaj, ka përfunduar me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku po vozisnin dy meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri kosovar.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona – tri femra dhe tre meshkuj kosovarë – kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, sipas raportit të fundit nga Policia e Kosovës, është konfirmuar se më 31 korrik 2025, njëra nga viktimat, fëmijë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë