Nënkryetari i degës së PDK’së në Drenas, Labinot Halilaj kërkon rishqyrtim të vendimit ndaj Ramiz Lladrovcit

Nënkryetari i degës së PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjete sociale, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i partisë ndaj ish-kryetarit Ramiz Lladrovci. Sipas tij, ky hap do të ishte çelësi për një bashkim të sinqertë brenda strukturave të degës lokale të PDK-së.
“Unifikimi i vërtetë i degës nis vetëm me rishqyrtimin e vendimit ndaj z. Lladrovci. Ky është reflektimi më real i dashurisë dhe përkushtimit të secilit prej nesh ndaj PDK-së,” ka shkruar Halilaj në Facebook.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur brenda degës së PDK-së në Drenas po diskutohen përçarjet dhe pozicionimi për zgjedhjet lokale të këtij viti.