Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 27 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 e deri në 16 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 25 e deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja 1 deri në 5 m/s.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë