Lladrovci falënderon qytetarët për përkrahjen masive: “Bashkë, vazhdojmë +4”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mirënjohjen e tij publike për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë nga qytetarët pas shpalljes së kandidaturës së tij për një mandat të ri.
“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit. Në pamundësi të përgjigjes ndaj mijëra mesazheve, ju falënderoj të gjithëve, ua kthefshim me të mirë,” ka thënë Lladrovci në një postim publik.
Ai ka bërë të ditur se ka pranuar edhe dhjetëra ftesa për takime apo vizita në shtëpi dhe lagje, por për momentin nuk është e mundur të i përgjigjet të gjithëve.
Lladrovci ka theksuar se ende nuk ka nisur fushatën dhe se qytetarët nuk do të shqetësohen me telefonata, duke shtuar se për çdo aktivitet të radhës do të njoftohen përmes agjendës publike.
“Për Drenasin kampion me Ramiz Lladrovcin. Ju faleminderit! Bashkë, vazhdojmë +4!” – ka përfunduar ai mesazhin e tij.