Jo, dada Razë nuk mund ta fitojë Drenasin por Ramiz Lladrovci po !

Shkruan: Astrit Gashi (gazetar)

Kandidimi i Petrit Hajdarit në Drenas, për fat të keq, shënon fillimin e fundit të karrierës së tij politike. Në çdo rrethanë tjetër do ta kisha mbështetur për përvojën, integritetin personal, dhe si mik por kurrë kur ai përdoret si instrument në një skenar që nuk ka asgjë të përbashkët me vullnetin qytetar. Sepse pas kësaj maskarade qëndron kryesia e konventës dhe Sami Lushtaku siç e ka thënë qartë edhe Ramiz Lladrovci.
Edhe kjo nuk është hera e parë që Sami Lushtaku për ineresa të veta personale e demton rendë PDK-në! Siç e demtojë kur solli në PDK ata qe e luftan UÇK-në!

Ironia është therëse. Të njëjtit që ia vodhën votat Petritit dy herë për deputet dhe për këtë ai ka dijeni të plotë sot janë ata që e shesin si “kandidat të shpresës”. Jo për të ndërtuar, por për të shkatërruar. Jo për të shëruar Drenasin, por për ta përdorur si mjet hakmarrjeje kundër Ramiz Lladrovcit. Kjo nuk është politikë është amoralitet i organizuar. Është përdorim i pafytyrë i njerëzve dhe i betejave për pushtet personal. Sa vota i mori Petrit Hajdari në Skenderaj!?

Kryesia e tanishme e PDK-së është një trupë e ngritur nga një konvetë koti vetëm për të përmbushur kërkesat teknike të KQZ-së. Po aq e pashpirt dhe jolegjitime sa edhe kryesia e degës së PDK-së në Drenas se cilës kryesia e konvetës i mori kompetencat!

Si qytetar i Drenasit dhe si njeri që i ka kundërshtuar gjithmonë antivlerat, mashtrimet politike dhe ata që në emër të luftës kanë bërë pazare për vete, ndjej detyrim të them publikisht së kjo farsë duhet të marrë fund. Deputetët aktualë të Drenasit nuk janë përfaqësues të votës së lirë ata janë produkt i marrëveshjeve të parapolitikës. Janë njerëz pa ndikim në politikat lokale, të njohur më shumë për garën se kush e mjel më shumë komunën, sesa për ndonjë kontribut të vërtetë për qytetarët.

Kush beson se edhe “dada Razë” mund ta fitojë Drenasin, do të gabojë rëndë siç do të gabojnë edhe mercenarët që po e përdorin Petritin për të mposhtur Ramizin. Sepse, po të ishin burra të vërtetë, do të dilnin vetë në garë dhe nuk do të fshiheshin pas emrit të tij.

Unë nuk i përkas asnjë klani. I përkas qytetarit të lirë, që nuk pranon më të nëpërkëmbet dhe të keqpërdoret. Në emër të kësaj ndjeshmërie qytetare, i jap mbështetjen time Ramiz Lladrovcit jo sepse ai është i përsosur, por sepse ai nuk është pjesë e kësaj loje të ndyrë. Dhe sepse në këtë betejë, nuk është më fjala për individë është fjala për dinjitetin e Drenasit qytetit tim të zemrës.

I bëj thirrje publike Petrit Hajdarit që të tërhiqet nga kjo garë, për të ruajtur kredibilitetin e tij. Drenasi nuk meriton të kthehet në fushë lufte për interesa të vogla personale.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë