Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e shata me radhë për këtë vit, me gjithsej pesë pika në rendin e ditës.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Bekim Lestrani, dhe në të morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, Nënkryetari, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit.

Rendi i ditës përfshinte:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 30.06.2025;
2. Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i auditimit dhe pasqyrat vjetore financiare të Komunës për vitin 2024;
3. Raporti i punës së Kryetarit dhe qeverisjes lokale për periudhën janar-qershor 2025;
4. Raporti financiar janar-qershor 2025;
5. Të ndryshme.

Të gjitha pikat u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e plotë mund ta ndiqni në linqet më poshtë:

https://www.facebook.com/share/v/16cX6HYvwd/?mibextid=wwXIfr

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë