ADN-ja e UÇK-së është vetëm Adem Jashari e Fehmi Lladrovci

Shkruan: Shyqiri Krasniqi (Veprimtar dhe veteran i luftës çlirimtare) 

Në vitin 1981, bashkë me të ndjerin me plot respekt, Azem Krasniqin, vëllain e Jakup Krasniqit, na patën përjashtuar nga shkolla e mesme atëherë quhej “Marshal Tito” në Drenas për veprimtari armiqësore kundër Jugosllavisë.
Dy vite nuk patëm të drejtë shkollimi. Pas dy viteve na mundësuan me përfundu vitin e tretë dhe të katërt me provime.
Unë u regjistrova në Shkollën e Lartë Ekonomike Komerciale në Pejë bile me pikë goxha lartë.
E bëra një kërkesë me u vendos në konvikt ishte më lirë ushqim e banim.
Gati një muaj shkoj dhe doli lista e atyre që janë pranuar. Emri jem nuk është. Shkoj te drejtori, një boshnjak në zyre. E pyes: “Pse nuk jam pranuar?”
“Cili je ti?” me një gjuhë as shqip as serbisht.
I tregoj emrin tim.
“Aaaa ti je!”, ngritët ne këmbë e me rrok për krahu e tha : “Molim molim.” me kujtohet.
Tha: “Dil jashtë konviktit.”
“Pse?” e pyes.
E nxori një letër “Karkateristika” dy faqe s’kishin pas la gja pa thanë Komiteti i lidhjes Komuniste të Komunës së Drenasit.
I përjashtuar për veprimtari armiqësore, rrjedh nga një familje Balliste, në fund e kish nënshkruar me kujtohet Kryetari i Komiteti të LKJ-së vetëm mbiemrin po ja përmendi, Ajazi.
Besa mu dok vetja i madh!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë