Sondazhi i Periskopit: Shukri Buja i PDK-së prin bindshëm në Lipjan

Në një sondazh të publikuar pasditen e djeshme nga portali Periskopi, qytetarëve të Lipjanit u është bërë pyetja: “Nëse jeni banor i Lipjanit, kë do ta votoni? Imri Ahmetin, Shukri Bujen apo Bashkim Budakovën?
Rezultatet e sondazhit tregojnë një përparësi të qartë të kandidatit të PDK-së, Shukri Buja, i cili ka dalë fitues absolut me 62% të votave nga gjithsej 1,660 votues.
Konkretisht, Shukri Buja ka marrë 1,025 vota, duke lënë pas kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti, i cili ka marrë 578 vota ose 34% të mbështetjes. Në vend të tretë ka përfunduar kandidati Bashkim Budakova, i cili ka grumbulluar vetëm 57 vota apo 4%.
Ky sondazh shihet si një matje e parë e disponimit qytetar në prag të garës lokale në Lipjan, ku gara pritet të jetë e nxehtë, por ku momentalisht PDK dhe Shukri Buja po shfaqen si favoritë.