Ekipet e specializuara të FSK-së nisin operacionin për kërkimin e trupit të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni ka bërë me dije se njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë angazhuar për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin-Potokut.

“Forca e Sigurisë e Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin-Potokut.

Forca e Sigurisë e Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR-in, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë