Asamblisti i PDK-së, Labinot Halilaj i quan “Pula te Petritit” ata që po thërrasin ‘unitet’

Partia Demokratike e Kosovës sot paska tentuar t’i bëjë bashkë kundërshtarët e kryetarit gjashtë herë kampion të Drenasit, Ramiz Lladrovci, kinse për unitet. Por qytetarët janë ata që po flasin me veprime, me përkrahje të hapur dhe masive për Lladrovcin. Kjo tashmë është e ditur dhe nuk fshihet më.
Në mesin e reagimeve, spikat ai i asamblistit të PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, i cili në mandatin e kaluar ishte edhe kryesues i Kuvendit Komunal dhe një nga më të votuarit në komunë.
Halilaj ka ironizuar me përpjekjet për “unitet artificial”, duke publikuar edhe vjershën e famshme nga abetarja: “Pulat e Petrit”.
“A thua vallë autori e kishte parashikuar me vite këtë cirk politik me Pulat e Petritit?! Ko-ko-ko, ki-ki-ki… Çfarë gallate”, ka shkruar Halilaj, duke shoqëruar reagimin me emoji të të qeshurës.
Qytetarët në rrjet kanë reaguar me të njëjtën dozë humori dhe ironie, duke shpërndarë mesazhin e tij dhe duke komentuar: “Pulat rrinë bashkë vetëm kur i frikëson ndonjë mace”.