Sondazhi me 2500 votues: Lladrovci merr 75% të votave kundrejt Petrit Hajdarit

Portali DrenicaOnline ka hapur mbrëmë një sondazh në lidhje me zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku ka pyetur qytetarët se cilin nga dy kandidatët do të votonin për kryetar të Komunës së Drenasit: Ramiz Lladrovcin apo Petrit Hajdarin.
Në këtë sondazh kanë votuar mbi 2,500 qytetarë, dhe rezultati është më se domethënës: Ramiz Lladrovci ka marrë 2,000 vota (ose 75%), ndërsa Petrit Hajdari vetëm 500 vota (ose 25%).
Ky rezultat vjen pak pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka propozuar Petrit Hajdarin si kandidat për kryetar komune. Vendimi u mor nga 26 anëtarë të kryesisë nga gjithsej 43 sa ka kryesia.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, me shumë qytetarë dhe votues të PDK-së që po e konsiderojnë këtë vendim si të zhgënjyeshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës në Drenas.
Rezultati i sondazhit është një sinjal i qartë politik për drejtuesit e partisë, në një kohë kur gara për kryetar komune pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të kësaj komune strategjike në zemër të Drenicës.