Mobilizim në PDK pas mbështetjes së jashtëzakonshme për Lladrovcin, reagojnë ata që e lanë jashtë gare kryetarin kampion

Pas valës së madhe të mbështetjes që ka marrë Ramiz Lladrovci vetëm në 24 orët e fundit, Partia Demokratike e Kosovës është mobilizuar në mënyrë urgjente për ta mbrojtur kandidatin që e ka vendosur për Drenasin.

Nuk dihet ende nëse kjo është bërë me urdhër të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, por ajo që është e qartë është se po tentohet të amnistohet një vendim i cilësuar nga qytetarët si absurd – ai i lënies jashtë gare të njërit prej kryetarëve më të vlerësuar në vend.

Ironikisht, sot në përpjekje për ta “mbrojtur” kandidatin e imponuar, po dalin pikërisht ata që në mbledhje votuan për ta përjashtuar Lladrovcin – një lider që është shpallur 6 herë radhazi kampion për qeverisje të mirë dhe që ka transformuar Drenasin.

Vetëm në dy postimet e fundit në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lladrovci ka marrë afro 15 mijë pëlqime, një shifër që flet vetë për përkrahjen e jashtëzakonshme popullore që sot kryetari i PDK-së mund ta ëndërrojë, por vështirë se ta arrijë.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë