Lladrovci e deklason Memli Krasniqin në rrjetet sociale, merr mbështetje e jashtëzakonshme nga qytetarët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po merr një përkrahje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, sidomos në Facebook, ku postimi i tij i fundit ka mbledhur mbi 8 mijë pëlqime, krahasuar me vetëm 1.900 pëlqime që ka arritur të sigurojë postimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi – edhe pse i sponsorizuar.

Është bërë pothuajse e pamundur të shfletohet Facebook pa hasur në përkrahje për Lladrovcin, i cili duket se ka fituar zemrat e shumicës së qytetarëve.

Kjo mbështetje masive është konfirmuar edhe përmes një sondazhi të realizuar së fundmi në DrenicaOnline, ku kanë votuar mbi 2.500 qytetarë. Sipas rezultateve, 75% e votave i ka marrë Ramiz Lladrovci, ndërsa kundërkandidati i tij, Petrit Hajdari – i cili mori votat e vetëm 26 anëtarëve të kryesisë nga gjithsej 43 – ka arritur të sigurojë vetëm 25% të mbështetjes.

Duket se gara për Drenasin ka marrë kahje të qartë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë