Grenell për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit të mbajtur për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai përmes një postimi në rrjetin social X, ka theksuar se është e turpshme që Thaçi po vazhdon të mbahet ende në burg, transmeton Klankosova.tv.

Grenell ka rikujtuar poashtu se ishte pikërisht Smith, i njohur sot për hetimet ndaj Donald Trump, ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Uashingtoni po ndërmjetësonte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”, ka shkruar Grenell./Klankosova.tv.

Intervistën e plotë të ish-kreut të UÇK-së, e gjeni në videon e mëposhtme:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë