“Bashkë, vazhdojmë, +4” – mesazhi i Ramiz Lladrovcit pas mijëra përkrahjeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PDK-së lidhur me moskandidimin e tij për një mandat të ri. Në një postim publik, Lladrovci ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët, miqtë dhe përkrahësit e tij.

“Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time”, ka shkruar ai.

Lladrovci ka theksuar se përkushtimi, sinqeriteti dhe qeverisja me duar të pastra kanë qenë gjithmonë vlerat e tij, të cilat – sipas tij – kanë fituar përkrahje jo vetëm në Drenas, por në mbarë trojet shqiptare.

“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve, e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e Drenasit, por gjithandej trojeve shqiptare”.

Në fund të reagimit të tij, ai përmbyll mesazhin me një thirrje të qartë për vazhdim: “Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!”

Reagimi i Lladrovcit vjen në një moment të ndjeshëm politik për të dhe për Drenasin, ndërsa qytetarët vazhdojnë të shprehin publikisht mbështetjen e tyre për të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë