Asamblisti Labinot Halilaj reagon ndaj thirrjeve për “unitet” në PDK: Faleminderit që na bashkuat kundër jush!

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka reaguar me tone ironike ndaj atyre që, sipas tij, me kërkesë të partisë po dalin me thirrje publike për “unitet” brenda degës së PDK-së në Drenas.
Përmes një postimi, Halilaj shkruan:
“Një falënderim i përzemërt për ‘unitetin’ tuaj!
Të gjithë ata që sot po bëjnë thirrje për unitet, ju falënderoj sinqerisht për këtë gjest kaq ‘human’!
Sepse falë jush, po bëhemi më unikë se kurrë në ballafaqim pikërisht me ju!
Take it easy!”
Reagimi i tij vjen në një kohë të tensionuar brenda strukturave të PDK-së në Drenas, pas vendimit të Kryesisë qendrore për ta propozuar Petrit Hajdarin si kandidat për kryetar komune, vendim ky që ka hasur në kundërshti të hapur nga figura të shumta lokale.
Halilaj është një ndër zërat kritikë që ka kundërshtuar qasjen e fundit të partisë dhe ka paralajmëruar pasoja politike nëse injorohet vullneti i anëtarësisë bazë në Drenas./DrenicaOnline/
.
.