Qytetarët e “bombardojnë” me komente faqen e Memli Krasniqit: “Nuk je më i mirëseardhur në Drenas”, admini po kujdeset ti fshijë komentet kritike

Vendimi i Kryesisë së PDK-së për të mos e rikandiduar Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës së Drenasit ka shkaktuar zemërim të madh te qytetarët e kësaj komune, transmeton portali DrenicaOnline.
Shumë prej tyre po e shprehin publikisht pakënaqësinë, duke komentuar në faqen zyrtare të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në Facebook. Komentuesit e akuzojnë atë për tradhti politike dhe i kujtojnë se me këtë vendim ka humbur “bastionin e vetëm të PDK-së në Kosovë”.
“Nuk je më i mirëseardhur në Drenas!”, “E humbe bastionin tënd të fundit!”, “Tradhtia nuk falet!”, janë disa nga komentet e shumta që janë postuar në adresën e tij.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se komentet kritike po fshihen brenda pak minutave. Një përpjekje e dukshme, sipas qytetarëve, për të kontrolluar reagimet publike dhe për të fshehur pakënaqësinë që po rritet çdo orë në Drenas dhe më gjerë.
Brenda një kohe të shkurtër, ne kemi arritur të dokumentojmë një numër të madh komentesh të fshira, duke dëshmuar tensionin dhe revoltën e qytetarëve që ndihen të tradhtuar nga vendimi i fundit i partisë që vetë e ndërtuan dhe mbështetën për dekada.
Këto janë vetëm disa prej komenteve: