Lladrovci me mbështetje më të madhe se sa Memli Krasniqi e Petrit Hajdari bashkë

Përkrahja për Ramiz Lladrovcin po tejkalon çdo pritshmëri në rrjete sociale. Statusi i tij i fundit në Facebook ka arritur mbi 4 mijë pëlqime, duke dëshmuar një mbështetje të fuqishme qytetare pas vendimit të Kryesisë së PDK-së për ta lënë jashtë garës për kryetar të Drenasit.
Në të njëjtën kohë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidati i propozuar, Petrit Hajdari, së bashku nuk kanë arritur as 2 mijë e 500 pëlqime në postimet e tyre, çka tregon për një reagim të ftohtë dhe mungesë entuziazmi nga baza.
Po ashtu, në sondazhet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Lladrovci dominon bindshëm, duke lënë pas me diferencë të thellë çdo emër tjetër të përmendur.
Kjo mbështetje masive është një sinjal i qartë se qytetarët nuk e pranojnë lehtë largimin e tij nga gara.
Madje nuk pëjashtohet mundësia që gara të përfundojë që në raundin e parë.